Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Selanik ku një 30 vjeçar ka denoncuar se ka rënë pre e një grabitjeje për të justifikuar paratë e familjes së tij që kishte humbur në lojërat e fatit. Pas një hetimi, policia zbuloi se bëhej fjalë për një denoncim të rremë nga 30 vjeçari irakian.
30-vjeçari është paraqitur në polici duke deklaruar se në janar të këtij viti, një sulmues i panjohur, i ka marrë me armë shumën prej 1800 euro. Siç rezultoi nga hetimi i policisë, 30-vjeçari ka bërë një denoncim të rremë për të justifikuar paratë që ka shpenzuar për lojërat e fatit.