SIGURIA NË RRUGË ZERO/ Në autostradën Tetovë-Shkup 21 vjeçari përplas një ari!


Mbrëmë (27-mars), rreth dyzet minuta pas mesnate, në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të lokacionit Karpallëk, vetura “Volkswagen Polo” me targa të Shkupit e drejtuar nga 21-vjeçari. V.I nga Sedllarci i komunës së Vasilevës, ka aksidentuar dhe mbytur një ari.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe vozitësi i cili është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit.