Amir Shabani nga dega e BDI-së në Kumanovë i ka reaguar deklaratës së kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimmitrievski në “10 Minuta” në TV21, i cili ftoi kreun e integristëve, Ali Ahmetin, që të këndojë në gjimnazin “Sami Frashëri”, për të parë gjendjen në këtë shkollë.
Shabani thotë se Ministria e Arsimit disa herë ka siguruar mjete financiare për ndërtimin gjimnazit, por që komuna e Kumanovës nuk ka siguruar projekt.