E mahnitshme: “Ringjallet” Skënderbeu nga duart e skulptorit Gëzim Muriqi


Skënderbeu- shtatore nga Gëzim Muriqi

Gazetari Albert Vataj ka postuar në Facebook fotografi ku shihet skulptura e Gjergj Kastriotit Skëndërbeut realizuar nga skultori i mirënjohur Gëzim Muriqi.

Vataj e ka cilësuar këtë vepër arti si një “ringjallje” të Skënderbeut.

Nga Albert Vataj

Kjo punë thjeshtë është madhështore në krejt madhështinë e mëkimit artistik. “Ringjallja” përmes krijimit është vetë vullneti i hyjnisë së shpirtit dhe ndjenjës kombëtare shqiptare, që përmes artistit vjen e shpërfaqet si një thirrje që e dëgjojmë edhe sot.

Padyshim që nga skulptori i njohur Gëzim Muriqi kemi të bëjmë me një shtatore ndryshe të Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti –Skënderbeu. Spikat një kurajë besimi për të sjellë të pavdekshmin, të gjallë mes të gjallëve, në erën e modernitetit. Ajo është e përmasave epike, sepse e tillë është vepra e Skënderbeut në histori, i tillë ka mbetur në kujtesën gjeneratave.