Zyrtari rus: Nëse një vend e arreston Putinin shpallet luftë, do përdorim armët bërthamore

Arrestimi i Vladimir Putinit do të ishte një shpallje lufte e drejtpërdrejtë, kanë paralajmëruar autoritetet ruse, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për kreun e Kremlinit.

Dmitry Medvedev, zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe ish-presidenti i vendit, tha se nëse Gjermania, ose ndonjë komb tjetër do të arrestonte Putinin, kjo do të shkaktonte një sulm bërthamor në vendin përkatës.

Medvedev sulmoi veçanërisht ministrin gjerman të Drejtësisë Marco Buschmann, i cili tha javën e kaluar se Putin do të arrestohej me urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare Penale së nëse ai vizitonte Gjermaninë.