100.000 euro drogë, kapen nga policia në pikë-pagesën e Tetovës


Parandalohet transport i drogës në vlerë prej 100.000 eurove, bastisje në Haraçinë, arrestohen dy dilera në Tetove

Më datën 24.03.2023 nga ana e nëpunësve policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Materie të Rrezikshme-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë në bashkëveprim me Departamentin për Operacione Speciale Policore-NJSAT “Tigri”, Skuadra Operative për Ndjekje pranë SPB Shkup dhe SPB Tetovë nga liria janë privuar dy persona nga Haraçina-Shkup, gjatë së cilës është parandaluar transporti prej rreth 35 kg drogë.

Në të vërtetë, në orët e hershme të mëngjesit në Pikëpagesën Tetovë, në autostradën Tetovë-Gostivar, nëpunës policorë kanë dhënë shenjën për ndalesë për automjetin e pasagjerëve “range rover”, me tabela regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga K.A. (32), në të cilin bashkëudhëtar ka qenë O.A. (23), të dy nga f. Haraçinë. Personat nuk e kanë respektuar shenjën e dhënë të ndalimin e automjetit, por kanë tentuar të arratisen, gjatë kësaj duke dëmtuar automjetin policor, por shumë shpejt janë ndaluar dhe janë privuar nga liria.

Gjatë kontrollit të kryer në pjesën e bagazhit të automjetit janë gjetur 4 thasë me marihuanë, në sasi të përgjithshme prej rreth 35 kg, në vlerë prej rreth 100.000 eurove. Në vendin e ngjarjes në Pikëpagesën Tetovë ka dal Prokurori Publik i PTHP Tetovë i cili ka udhëhequr me këçyrjen. Pak më vonë, pas marrjes të urdhërit gjyqësor, janë kryer bastisje edhe në shtëpitë e dy personave në f. Haraçinë, gjatë së cilave janë gjetur sende që kanë të bëjnë me rastin.

Kundër A.K., MPB-ja një kohë më të gjatë ka ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen dhe privimin e tij nga liria, për arsye se për të njëjtin ka qenë i shpallur urdhërarrest nacional për shkak të arratisjes nga Burgu i Shtipit, ku ka për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg prej 6 vjet e gjashtë muajve, kurse është kërkuar edhe me urdhëresa për kryerjen e më shumë veprave penale, si për kontrabandë me migrantë dhe kontrabandë me drogë, informoi zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq-Talevska.

Të dy personat janë arrestuar në SPB Tetovë dhe kundër tyre gjatë ditës së sotme do të parashtrohet kallëzim penal për “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të kodit Penal.

Aksioni i sotëm është edhe njëri nga një numër i madh i aksioneve të MPB-së në periudhën e fundit të ndërmarra në luftë kundër tregtisë së palejuar me droga narkotike, por edhe një numër i madh i masave dhe aktiviteteve kundër të gjitha llojeve të kriminalitetit. VIDEO

https://fb.watch/jtsxDv68PZ/