Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duke folur për jetën jashtë politikës, si neurolog,në emisionin “Pastel” në TV21 zbuloi disa momente të rëndësishme të jetës së tij.
Duke u ndjerë keq, që nuk mundet ta ushtrojë aktivisht profesionin e neurologut, ai bëri të ditur se është bërë pishman që është bërë pjesë e politikës.
“Nëse do të kthehesha në vitin 2014, 2015, nuk do t’i futesha politikës”, tha Taravari pasi siç shtoi se shumë pak kohë i kushton profesionit.
Ai zbuloi se kishte në plan që në Klinikë të Neurofiziologjisë, ku në mënyrë vullnetare kalon një ditë në javë, për konsulta me pacientë, nga viti i ardhshëm të kalonte dy ditë në javë, “por puna e liderit të partisë ishte e paplanifikuar”.