Zyrtarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (20-mars) rreth orës 14:15 e kanë privuar nga liria 41-vjeçaren A.A. nga Tetova dhe 26-vjeçaren F.B. nga Sërmnova e Gostivarit.
Tatovarja, e cila kishte qëndruar tek F.B në Gostivar, dyshohet se ka kryer më shumë se 5 mashtrime vitin e kaluar dhe këtë vit në zonën e Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit, duke u premtuar rrejshëm të mashtruarve se do t’u siguronte viza pune për Gjermanisë, dhe për këtë gjë ajo kishte kërkuar dhe marrë një kompensim të caktuar monetar. Të dyja janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës kundër AA. do të përgaditet parashtresë sipas nenit 247 të Kodit Penal.