Habit Diola Dosti: Kam ftuar ish-burrin me të dashurën të bëjnë pushime me mua


Diola Dosti një nga konkurentet më të forta të shtëpisë së Big Brother VIP, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, përballë moderatores Ester Bylyku, për t`iu përgjigjur pyetjeve të saj thumbuese.

Diola fillimisht sqaroi gjithë thashethemet që janë përhapur për të, të vërtetën e lidhjes së shumëpërfolur me Xhonatan Islamin i cili është 9 vite më i ri në moshë se ajo, e më pas foli për marrëdhënien me ish-bashkëshortin.

Nustricionistja, theksoi se me ish-bashkëshortin ruan një raport korrekt për hir të vajzave, dhe absolutisht nuk është xheloze për lidhjen e tij të re, ashtu siç u aludua gjatë sherrit të saj me Luizin brenda Big Brother.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse ka inate dhe keqkuptime mes saj dhe partneres së re të ish-bashkëshortit, Diola tha:

“Absolutisht jo, përkundrazi. Vajzat më kërkuan që të shkonim për pushime me mua dhe babain e tyre. Unë i thash ish-burrit që nëse ai dëshiron le të marr dhe partneren në pushime me ne dhe t`i plotësojmë këtë dëshirë vajzave. Për mua nuk ka asnjë problem, jam shumë mendjehapur”.