Përfundon takimi Kurti-Vuçiq në Ohër


Ka përfunduar takimi i përbashkët midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Takimi ka zgjatur më shumë se një orë, ndërsa pritet që Borrell të dalë me një deklaratë.

Temë diskutimi ishte zbatimi i një propozimi të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Fillimisht ka pasur takime dypalëshe midis përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe liderëve.

Së pari, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takua me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell e emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërsa, pastaj ata kanë pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në agjendë të këtij takimi kanë qenë diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.