Zbulimi që vë në pikëpyetje njerëzimin/ Në ishullin “e virgjër” gjenden shkëmbinj me plastikë


Gjeologjia e ishullit vullkanik Trindade të Brazilit i ka magjepsur shkencëtarët prej vitesh, por zbulimi i shkëmbinjve të bërë nga mbeturinat plastike në këtë strehë të largët të breshkave po ndez alarmin.

Plastika e shkrirë është ndërthurur me shkëmbinj në ishullin që ndodhet 1,140 km nga shteti juglindor i Espirito Santo, ku studiuesit thonë se është dëshmi e ndikimit në rritje të njerëzve mbi ciklet gjeologjike të tokës.

“Kjo është diçka e re dhe e tmerrshme në të njëjtën kohë, sepse ndotja ka arritur në gjeologji,” tha Fernanda Avelar Santos, një gjeologe në Universitetin Federal të Paranës.

antos dhe ekipi i saj kryen teste kimike për të zbuluar se çfarë lloj plastikash gjenden në shkëmbinjtë e quajtur “plastiglomerate”, sepse ato janë bërë nga një përzierje granulash sedimentare dhe mbetjeve të tjera të mbajtura së bashku nga plastika.
Plastika e shkrirë është ndërthurur me shkëmbinj në ishull.
“Ne identifikuam ndotjen që kryesisht vjen nga rrjetat e peshkimit, të cilat janë mbeturina shumë të zakonshme në plazhet e ishullit Trinidade”, tha Santos. “Rrjetat tërhiqen zvarrë nga rrymat detare dhe grumbullohen në plazh. Kur temperatura rritet, kjo plastikë shkrihet dhe futet në materialin natyral të plazhit.”
Ishulli Trindade është një nga pikat më të rëndësishme të ruajtjes në botë për breshkat e gjelbra, ose Chelonia mydas, me mijëra që mbërrijnë çdo vit për të hedhur vezët e tyre. Të vetmit banorë njerëzorë në Trindade janë anëtarë të marinës braziliane, e cila mban një bazë në ishull dhe mbron breshkat folezuese.
“Vendi ku gjetëm këto mostra plastik) është një zonë e ruajtur përgjithmonë në Brazil, afër vendit ku breshkat e gjelbra lëshojnë vezët e tyre”, tha Santos.
Zbulimi ngjall pyetje në lidhje me trashëgiminë e njerëzve në tokë, thotë Santos.
“Ne flasim kaq shumë për Antropocenin, dhe kjo është ajo”, tha Santos, duke iu referuar një epoke të propozuar gjeologjike të përcaktuar nga ndikimi i njerëzve në gjeologjinë dhe ekosistemet e planetit.
“Ndotja, mbeturinat në det dhe plastika e hedhur gabimisht në oqeane po bëhet material gjeologjik … i ruajtur në të dhënat gjeologjike të tokës.”