Raporti i policisë i mbushur me kundravajtje!


Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (13-mars) nga ora 07:00 deri në ora 12:00 kanë kryer aksion kontrollues në trafik lidhur me parakalimin, gjatë të cilit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 25 kundërvajtje (TE-14 dhe GV-11), nga të cilat në njëzet e tre kundërvajtje ngasësit kanë tejkaluar në vende të ndaluara (TE-14 dhe GV-9) dhe për këtë u janë përgatitur parashtresat përkatëse, si dhe janë sanksionuar 10 (TE) lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion.

Dje, gjithashtu në Tetovë kanë vazhduar aktivitetet për ballafaqim me parkimet e paligjshme, përkatësisht të gabuara, me ç’rast janë sanksionuar dhe ngritur 15 vetura të parkuara në mënyrë të paligjshme.

SPB-Tetovë udhëzon drejtuesit e mjeteve që të mos parakalojnë në vende me dukshmëri të pa qartë dhe në vende të ndaluara, në kolonë dhe në mënyra të tjera të kundërligjshme, sepse në të kundërtën do të përballen me sanksionet dhe gjobat e parashikuara me ligj, të cilat për këtë lloj kundërvajtje variojnë nga 45 deri në 250 euro dhe me pezullim të përkohshëm të patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit. Gjithashtu apelohen drejtuesit e mjeteve që të mos i parkojnë automjetet e tyre ku arrijnë, veçanërisht në zonën qendrore të qytetit, ku frekuenca është më e lartë dhe ku shpesh pengojnë qarkullimin normal dhe të sigurt në trafik.