Korridori 8/ Ahmeti: U nënshkrua marrëveshja historike, faleminderit për përkrahje dhe uroj punë të mbarë


Nëshkrimi i marrëveshjes finale për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D është mirëpritur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se i gjithë fokusi i kuadrove të BDI-së ka qenë në finalizimin e marrëveshjes për këtë projekt madhor infrastrukturor.

Ndër të tjera Ahmeti ka falënderuar të gjithë ata që besuan dhe përkrahën projektin Korridori 8 dhe 10-D, veçanërisht, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë:

Përgëzoj aktin e sotëm të nënshkrimit të Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D mes Qeverisë, Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel Enka.
I gjithë fokusi i kuadrove të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kolegëve të tjerë ka qenë në finalizimin e të gjitha procedurave ligjore që të merr rrugën e realizimit projekti më i madh dhe më i rëndësishëm i infrastrukturës rrugore në historinë e vendit.
Falënderoj Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe uroj punë të mbarë dhe dinamike në periudhën në vijim për realizimin e plotë të marrëveshjes historike të nënshkruar sot në Shkup.