Pas lodrave, në stadiumin në Turqi hidhen thíka, p*lumba dhe fishekzjarre ndaj lojtarëve


Ndeshja mes Bursasporit dhe Amedsporit, në Turqi është shoqëruar me tensione, përplasje, të plagosur dhe të arrestuar.

Në mediat turke thuhet se lojtarët dhe tifozët e Bursasporit kanë sulmuar lojtarët e Amedsporit.

6 lojtarë të Amedsporit janë lënduar në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Timsah Arena”. Gjatë ndeshjes në fushë u hodhën një sërë objektesh si thika, plumba, tymuese, fishekzjarrë, hekur, shishe uji. Por pavarësisht këtyre arbitri nuk e ndaloi ndeshjen në asnjë moment.

Sulmet vazhduan edhe pas përfundimit të lojës, rojet e sigurisë së Bursaspor, oficerët e policisë dhe zyrtarët e stadiumit sulmuan lojtarët rrugës për në dhomat e zhveshjes.