Personat që qëlluan sonte në “Shisha bar” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku vranë dy persona, ndërsa njëri u dërgua në spital, kanë ikur me një Audi 6, të cilit ia kanë vënë flakën në dalje nga unaza e Shkupit. , ka mësuar “Fokus”.
Sipas informacioneve jozyrtare, mbrëmjen e sotme disa persona me uniforma policie kanë hyrë në lokal, janë prezantuar si policë, janë ngjitur në katin e dytë, në një zyrë të veçantë ku ndodheshin viktimat dhe kanë qëlluar me armë.