“Një çerek shekulli nga përjetësia e familjes Jashari në altarin e lirisë, një sakrificë e pashembullt e devotshmërisë, atdhedashurisë, trimërisë dhe lavdisë”, kështue e ka nisur shkrimin kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në 25 vjetorin e rënies së komandantit legjendarë, Adem Jashari.
Ahmeti thotë më tutje se Jasharajtë vulosën pavarësinë e Kosovës dhe përpjekjet disadekadëshe.
“Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe dëshmorëve e martirëve të kombit! Jasharajtë vulosën pavarësinë e Kosovës dhe përpjekjet disadekadëshe të gjeneratave të tëra të veprimtarëve, patriotëve, luftëtarëve e dëshmorëve për liri, demokraci, drejtësi e pavarësi”, ka shkruar Ahmeti.