Në qiell të hapur pas tërmetit tragjik, qeveria turke merr vendimin: Tre vite burg për ata që rritin qiratë!


Pas tërmetit tragjik të 6 marsit, shumë qytetarë mbetën në qiell të hapur në Turqi. Banorët që i mbijetuan tërmetit vdekjeprurës, vërshuan drejt qyteteve që nuk u preken nga lëkundjet e fuqishme.

Ankaraja ishte një nga qytetet që e përjetoi më shumë këtë valë qytetarësh që zgjodhën këtë qytet për t’u zhvendosur pas tërmeteve. Por me ardhjen në qytet të të prekurve nga tërmeti, filloi një rritje e lartë e qirave të shtëpive.

Shumë prej njerëzve u ankuan , duke pretenduar se disa pronarë dhe agjentë imobiliare, të cilët përfituan nga ardhja e tyre në qytet, bënë rritje të jashtëzakonshme të qirave.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë nisi një hetim në lidhje me rritjen e qirave dhe shitjeve të banesave, pas gjetjeve të Drejtorisë Provinciale të Tregtisë në lidhje me këtë. Në këtë kuadër, u mblodhën të dhëna nga të gjitha faqet ku ishin postuar reklamat e shitjeve dhe dhënies me qira të pasurive të paluajtshme.

Të dhënat analizohen një nga një dhe analizohen çmimet para dhe pas tërmetit. Ekipet po shqyrtojnë denoncimet e bëra në Ministrinë e Tregtisë, Prokurorinë e Përgjithshme të Ankarasë dhe 112 një nga një. Qeveria turke vendosi se ndaj atyre që konstatohet se kanë shkaktuar rritje çmimi si rezultat i analizave dhe përcaktimeve, do të zhvillohet një hetim për veprën penale të ‘ndikimit në çmim’, duk rrezikuar deri në tre vite burgim.