“Me lini të kryej edhe një vrasje”, kështu u ka thënë Dan Hutra efektivëve, pasi është arrestuar.
Dan Hutra është shfaqur gjakftohtë dhe i vendosur për krimet e kryer gjatë arrestimit.
Krimi i ndodhur dhe në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Nga ngjarja makabre mbetën të vrara 3 gra dhe plagosi 3 gra të tjera gjatë paradites së të mërkurës.
Gazetari Igli Çelmeta tha për ‘BalkanWeb” se Elena kishte deklaruar se ndjehej e kërcënuar , pasi edhe pse ishte shtatzënë Dan Hutra kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Ndërkohë policia ishte në dijeni, pasi Elena Hysa kishte bërë denoncim.