Lëvizja BESA: Kovaçevski, “Influenceri” i facebookit harxhoi 26.000 euro per 100 ditë


Skandalet nuk kanë fund dhe për këtë kujdeset kryeministri i vendit dhe më të korruptuar në Evropë, Dimitar Kovaçevski. Sipas një hulumtimi të IRL, kryeministri i vendit ka harxhuar 26.000 euro per sponsorizimin të faqes së tij në facebook në vetëm 100 ditë. Duke pasur krizë të thellë ekonomike, Kovaçevski kujdeset që të proklamoj veten me postimet e tij në rrjetin social facebook dhe t’i mashtroj qytetaret me paratë e tyre përmes postimeve apo spinave për punët pabëra.

Sipas këtij hulumtimi të IRL, kryeministri nuk ka pasur llogari publike në rrjetin social facebook deri në janar të vitit 2022. Si duket, për të rritur numrin e ndjekësve dhe për ta ndjerë veten kryeministër ai paguan facebookun me paratë e qytetarëve. Në një kohë kur vendi po përjeton krizën më të thellë ekonomike, ku çmimet e produkteve bazë po kapin shifrat stratosferike, kryeministri kujdeset për rrjetin social. Kujtojmë që çmimet e produkteve bazë nuk janë ulur, dhe energjia elektrike vazhdon të jetë me çmim tejet të lartë. Këto veprime edhe njëherë tregojnë se kryeministri dhe qeveria nuk e kanë aspak mendjen tek qytetarët dhe integrimi, por merren me propagandë dhe promovim të vetvetës.

Lëvizja BESA i bën thirrje kryeministrit që për hirë të transparencës ndaj qytetarëve të jap llogari se nga i ka siguruar mjetet për sponsorisim të faqes së tij. Sipas përllogaritjes, numri i ndjekësve momental të kryeministrit është 41.000. Nga 26.000 euro, i bie që kryeministri ka paguar 60 cent një like (pëlqim) për faqen e tij për vetëm 100 ditë.

Kovaçevski influencer apo milioner?

Lëvizja BESA