Luizi sëmurë, mjekët hyjnë urgjent në shtëpi për ta ndihmuar: ja çfarë ka ndodhur

Edhe pse Luizi rrëfeu se ishte i sëmurë nga një sëmundje e rrallë dhe më pas tha se ka gënjyer, shumë njerëz ende besojnë se ai është i sëmurë.

Kjo përforcohet hera-herës nga episode dyshese që ndodhin në “Big Brother VIP”. Kështu, pak ditë më parë ai u ndje papritur keq dhe filloi të dridhej. Teksa Nita e pyeste se si është, Luizi u shmang dhe u largua direkt për në dhomën e rrëfimit.

Sakaq, një tjetër episod ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Në rrjet janë publikuar copëza videosh të ndryshme që tregojnë se Luizi ka qenë sëmurë. Madje, në BBVIP kanë shkuar edhe mjekët.