Blen ushqim për fëmijën, afati i skaduar i shkakton probleme foshnjës


Banori nga Draçeva e Shkupit ka blerë ushqim për fëmijun e tij një vjeçarë në marketin “Reptil” raporton Pa Censurë.

Ushqimi që ka blerë ka pasur datë të stampuar në paketim, afat ky i cili ka skaduar para 22 ditëve.

Konsumatori ka blerë produktin dhe me të ka ushqyer fëmijëm e tij një vjecarë, menjëherë pas konsumimit fëmiut fillon që t’i përkeqësohet gjendja dhe fillon që të vjell.

Prindi i revoltuar ka denoncuar edhe në inspektoriatin e tregut, i cili duhet menjëherë që të merr masa për rastin në fjalë.

Pa Censurë në vazhdimësi ka raportuar për punën e dobët të inspektoriatit dhe ushqimet me afate të skaduara në treg!