Kurtin për Demaçin e Deharin: Kush jehon, rron edhe kur s’jeton


Në të njëjtën ditë, veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi dhe aktivisti i ndjerë i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, shënohet ditëlindja e tyre.

E në kujtim të tyre, kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka vizituar familjet e tyre.

Kurti përpos ditës i ka lidhur simbolikisht edhe inicialet e emrave të tyre, A.D.

Ai tha se Demaçi e Dehari do të rrojnë përherë.

“Adem Demaçi e Astrit Dehari sot e kanë ditëlindjen. Vizituam familjet e tyre – përplot kujtime mallëngjyese e udhërrëfyese. Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë. Kush jehon, rron edhe kur s’jeton. Si këta dy”, tha Kurti.