Ekipi që po hetohet për trukim me ndeshje, kupën e çonte në xhami

Skuadra e Llapit është duke u hetuar për kurdisje të katër ndeshjeve në Superligën e Kosovës. Mbrëmë shkrimet e mediave në Francë, shpalosën një skandal të radhës për futbollin e Kosovës.

Klubi që dikur çonte Kupën e Kosovës për ta falur xhumanë, është duke u hetuar për këto kurdisje. E ajo është Llapi nga Podujeva, shkruan Lajmi.net.

Një nga ndeshjet që po cilësohet si e kurdisur është ajo mes Llapit dhe Feronikelit, ndeshje kjo që ishte mbyllur me fitore të vendasve me rezultatin 4-2.