U gjet i pajetë në përrua, zbardhet shkaku i vdekjes së 48-vjeçarit në Bërxullë


jë 48-vjeçar u gjet i pajetë dhjetë ditë më parë, më 13 shkurt, në afërsi të përroit të Limuthitn në Bërxullë.

Policia bën me dije se ka zbardhur shkakun e vdekjes dhe ka vënë në pranga shokun e viktimës, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se 48-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar droga të forta, bashkë me shokun e tij, në banesën e këtij të fundit.

Shoku i 48-vjeçarit u arrstua pasi nuk kallëzoi në Polici, për ngjarjen, dhe transportoi trupin e pajetë të shokut të tij, nga banesa në afërsi të përroit të Limuthit.

Policia ka sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur nga këta shtetas, për konsumimin e lëndëve narkotike, në banesë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e trupit të pajetë të 48-vjeçarit.