Gjykata Themelore Penale Shkup ka urdhëruar masa kujdesi ndaj gazetarit Dragan Pavloviq Latas dhe Jutjuberit Stefan Lazarov në lidhje me aktakuzën e propozuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup për veprën penale “përhapje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”.
“Pas pranimit të aktakuzës, është formuar lënda me K. nr.457/23, i cili sipas sistemit AKMIS është caktuar për procedim të mëtutjeshëm nga gjyqtari i Departamentit Penal për të Rritur, i cili duke vepruar sipas propozimit për përcaktimin e masave të kujdesit ndaj dy personave ka marrë vendim me të cilin respektohet propozimi i PTHP Shkup dhe të pandehurit D.P.L. i caktohet masë parandaluese për shkak të prezencës së të pandehurit e ajo është – Konfiskimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit, gjegjësisht ndalim për dhënien e tij dhe ndalim për kryerjen e disa aktiviteteve të punës lidhur me veprën penale, gjegjësisht ndalim për paraqitje publike që nxisin përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike, të pandehurit S.L. gjithashtu i caktohet edhe masa e kujdesit për shkak të prezencës së të pandehurit, dhe atë – Ndalimi i kryerjes së disa aktiviteteve të punës lidhur me veprën penale, përkatësisht ndalimi i paraqitjeve publike që nxisin përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike”, citohet në kumtesën e sotme të Gjykatës Themelore Penale Shkup.
Nga atje theksojnë se kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej tri ditësh pas pranimit në Gjykatën e Apelit në Shkup.