Pas akuzave për drejtorin e Fondit Shendetësor Faton Ahmeti se qëndron në SHBA për shëtitje ai ka sqaruar:
Të dashur qytetarë,
Si pasojë e dezinformatave të shumta dhe me qëllim të informimit të drejtë të opinionit, detyrohem të sqaroj një çështje.
Jam duke qëndruar në ShBA, me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, në programin IVLP. Udhëtim ky i planifikuar muaj më parë. Nuk jam në pushim vjetor në ShBA!
Për korektësi ndaj institucionit ku veproj, që nga dita e parë e qëndrimit tim, jam duke e shfrytëzuar të drejtën e pushimit vjetor, dhe jo mundësinë për udhëtim zyrtar.
Qëndrimi im në ShBA është i financuar tërësisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Asnjë denarë nuk i ka kushtuar buxhetit të shtetit!
Gjatë gjithë kohës kam qenë dhe jam në kontakt, si dhe i sinkronizuar për veprimet me kolegët në Fondin për Sigurim Shëndetësor.
Me respekt,
Faton Ahmeti