18-vjeçari rreh babanë e tij pasi nuk i dha para


Mosmarrëveshjet në familjet kosovare shpesh eskalojnë në dhunë.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje të Gjilanit.

Një 18-vjeçar dyshohet se e ka rrahur babain e tij për se ai nuk i kishte dhënë para atij.

Ai iu kishte bërë presion dhe i kishte kërcënuar familjen e tij si dhe iu kishte bërë presion.

Për këtë shkak i dyshuari ka përfunduar në ndalim për 48 orë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv përmes një përgjigje me shkrim nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Zëdhënësja Liridona Xheladini, tha se brenda afatit ligjor është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana e juaj, ju njoftojmë se për këtë rast Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar të pandehurin A.D., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe ndaj tij brenda afatit ligjor ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykaten Themelore në Gjilan”, tha Xheladini për Klankosova.tv