Lënda “Thesari” që u shfuqizua në fund të vitit të kaluar nga ana e Gjykatës së Apelit dhe i shpëtoi 8 vite burg ish-kreut të Policisë Sekrete, Sasho Mijalkov, sot ka filluar të gjykohet në shkallë të parë nga fillimi me gjykatëse të re, Imrane Selmani.
Prokurori Publik Artan Ajro potencoi se përkundër vendimit të gjykatës së Apelit, ai ju qëndron akuzave për keqpërdorim të fondeve nga buxheti i shtetit për prokurimin e pajisjeve të komunikimeve elektronike. Mijallkov dhe të akuzuarit e tjerë, Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski nga ana tjetër thanë se ndjehen të pafajshëm ndërsa mbrojtja e tyre u shpreh kundër kërkesës së prokurorisë për përgatitje të një ekspertize që do të zbardhte rastin. /Ardit Ramadani