Nis protesta e Berishës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë/ Forca të shumta policie në terren


Ka nisur para pak çastesh protesta e thirrur nga Sali Berisha, e cila po mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Qytetarë të shumtë janë drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa efektivët kanë krijuar një kordon mbrojtjeje.

Ndërkohë, dyert e kryeministrisë janë blinduar, për të shmangur depërtimin e protestuesve brenda godinës. Shtyllat janë lyer në mënyrë që protestuesit mos të prekin kamerat.

Sali Berisha, bashkë me aleatin e tij Ilir Meta, njoftuan këtë protestë pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, në aktakuzën e të cilit përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama.