Futbollisti 24 vjeçar: I shpëtova tërmetit sepse isha zgjuar për ta falur namazon e sabahut


Kevin Soni, lojtari i Hatayspor, beson se ishte me fat që i shpëtoi tërmetit vdekjeprurës në Turq, duke zbuluar se kishte ndenjur zgjuar për ta pritur faljen e namazit të parë të ditës kur filluan dridhjet e tokës mëngjesin e hershëm të së hënës.

Turqia jugore dhe Siria veriore u goditën nga një tërmet i fuqishëm 7.8 ballësh të hënën herët në mëngjes, i cili i ka vrarë mbi 22 mijë njerëz në të dy vendet.

Derisa e tërë Turqia po vazhdon të shërohet nga plagët e tërmetit të tmerrshëm, Hatayspor, ekipi i futbollit nga qyteti Hatay, i cili është ndër qytetet më të prekura nga tërmeti, ishte klubi që është goditur më së keqi nga kjo fatkeqësi.

Lojtari 24-vjeçar i këtij ekipi, Kevin Soni, ka folur për përjetimin e tij të frikshëm gjatë tërmetit të hënën.

“Unë jam mysliman dhe shumë fetar, çfarë më shpëtoi mua ishte pritja zgjuar deri në orën 6:40 të mëngjesit për ta falur sabahun. Pra, nuk mund të flija”, tha Soni.

Ai shtoi: “Prandaj, thashë me vete se sikur të kisha fjetur, të kisha parë se si çdo gjë në ndërtesë u rrënua, do të kisha vdekur patjetër. Copa e murit që ranë ishin shumë të mëdha. Mendoj për këtë, ishte një ndërtesë 17-katëshe. Prandaj, do të kisha vdekur, nëse do të kisha qenë në gjumë (kur goditi tërmeti)”.Tërmeti i tmerrshëm, i cili goditi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, i ka prekur edhe shumë sportistë në Turqi.

Deri tani raportohet për disa sportistë të vdekur dhe shumë të tjerë të lënduar gjatë tërmetit.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga tërmeti në Turqi që prej ditës së hënë është rritur në 18.342, sipas autoriteteve vendase.

Në Siri thuhet të kenë vdekur mbi 4 mijë njerëz nga ky tërmet në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe nga rebelët.