Petrit Bylykbashi, një qytetar që është i njohur për deklaratat e tij rreth Covid-it, ka shkruar një status tërësisht skandaloz. Në statusin e tij, Bylykbashi e ka ofenduar Saranda Bogujevcin, e cila është e mbijetuar e masakrës në familjet Bogujevci e Duriqi në Podujevë.
Qytetari Bylykbashi ka spekuluar që Saranda Bogujevci, që tash aktualisht është deputete e VV-së, ka mbetur shtatzënë. Krahas kësaj, ai ka bërë një deklarim skandaloz, duke pyetur se në cilën “birë ka mbetur” shtatzënë zonja Bogujevci.
Dhë për të “arysetuar” deklaratën e tij, Bylykbashi e ka shkruar se ky është një humor i zi.
“Saranda Bogujevci shtatzene!
… prej ciles bire ka mbet?!-
p.s. kush se perballon humorin e zi, pirdhu prej ketu.” – shkroi ai në profilin e tij.
Bylykbashi është tallur me plagët e zonjës Bogujevci, e cila është bërë simbol i mbijetesës nga fashizmi serb. Pra ai tallet me plagët e shkaktuara nga automatikët e ushtarëve e policëve serbë, të cilët fatmirësisht nuk ishin vdekjeprurëse për Bogujevcin, e cila humbi shumë anëtarë të familjes në këtë masakër.
Kujtojmë që Bogujevci aktualisht është nënkryetare e Kuvendit dhe përfaqëson Kosovën në Këshill të Evropës.