Gazetare: Melihate Rustemi
Altin Jahiu, nxënës i klasës së nëntë në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg pretendon se është sulmuar fizikisht nga mësuesi i edukatës fizike, që sipas tij është edhe djali i drejtorit të shkollës në fjalë, Fadil Murtezani. Siç tha Jahiu, ngjarja ka ndodhur në orën e edukatës fizike, të martën më 7 shkurt, në turnin e parë të mësimit.
“Unë kam qenë me një shoqe dhe një shok duke qëndru ulur, dy shokë të tjerë luain me një top të plastikës. Pa dashje, topin e gjuajtën dhe topi ra te këmbët e arsimtarit, ai tha kush e bëri. I thash nuk e kam bë, nuk më dëgjoi dhe filloi me të terët, i nxorri jashtë ata, njërin e goditi shuplakë mbas koke, mua më kapi nga mbas dhe më shtyu, ma lakoj qafën dhe më kapi për fyti, më tha shkojmë te drejtori. Unë i thash më fal se nuk e kam bërë unë, ai më tha ec, ju jeni kafshë, çka nuk tha. Më ka fy në korridor dhe më ka zvarritur”, tha një nxënës.