Me datë 06.02.2023 në ora 19:50 në Reçicë të vogël të Tetovës, zyrtarë policor të Departamentit për Polici Kriminale – Departamenti për Krime Ekonomike në SPB- Tetovë kanë privuar nga liria personat Z.D.(33) nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës dhe J.A.(60) nga fshati Pirok i Tetovës.
Pas masave të marra, është konstatuar se nga mesi i janarit të vitit 2023, Z.D. në disa raste një personi nga Tetova i ka zhvatur gjithsej 18.630 euro, duke e shantazhuar se do të publikojë fotografi me përmbajtje komprometuese. Sipas raportit, Z.D. në disa raste ka organizuar dërgimin e të hollave përmes J.A., shofer taksie në Tetovë.
Përkatësisht, ai e ka telefonuar viktimën dhe i ka thënë që paratë t’ia dorëzojë personit J.A., nga i cili më pas ia ka marë. E njëjta gjë është kryer edhe dje, kur edhe janë kapur nga efektivët e policisë teksa po dorëzonin paratë. Z.D. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgaditet kallëzim përkatës.