OBSh: Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri mund të shkojë në mbi 20 mijë


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë që numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë mund të shkojë në mbi 20 mijë.

Numri aktualisht qëndron në tre mijë e 400, dhe OBSh-ja pohon se ky numër mund të jetë tetëfish.

Njësitë e shpëtimit po mundohen gjatë tërë kohës që të shpëtojnë njerëzit e ngujuar në rrënojat e mëdha që i ka shkaktuar tërmeti.
Tërmeti kishte qenë me magnitudë 7.8 duke goditur regjione të Turqisë dhe Sirisë në ora 04:17 me kohë lokale afër qytetit.