Erdogan: I kërkova Kurtit përpjekje në luftën kundër gylenistëve


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është pritur sot në një takim në Stamboll, nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan gjatë fjalës së tij njoftoi t’i ketë kërkuar kryeministrit Kurti që të rritet bashkëpunimin për të ‘luftuar’ FETO-në.

“Trajtuam hapat që duhen ndërmarrë për të rritur bashkëpunimin tonë kundër aktiviteteve të organizatës terroriste “FETO” në Kosovë” – tha Erdogan

Kujtojmë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është pritur sot në një takim në Stamboll, nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
Anadaolu Agency ka publikuar edhe pamjet e para me zë në pritja e Kurtit, ku dëgjohet presidenti turk duke i folur Kurtit në gjuhën angleze.

Ndërsa e nis me një “merhaba”, më pas Erdogan i drejtohet Kurtit me “welcome” dhe e pyet “how are you”.’