Cristiano Ronaldo shet avionin e tij privat

Portugezi ka nevojë për një mjet me kapacitet më të madh.

6 muaj pasi e nxori në shitje Cristiano Ronaldo ka gjetur një blerës për avionin e tij privat Gulfstream G-200 që e bleu në vitin 2015 për 20 milionë Euro.

Për momentin nuk bëhet i ditur as identiteti i i blerësit dhe as çmimi që është paguar. Duhet marrë parasysh që avioni i shfaqur në shumë raste në rrjetet sociale konsiderohet edhe si një objekt me vlerë për koleksionistët në mbarë botën pasi janë prodhuar vetëm 250 të tillë.

Mjeti fluturues ka kapacitet për dhjetë persona, arrin shpejtësinë 900 kilometra në orë dhe në bord vec luksit ka gjithçka. Një frigorifer, furrë ose mikrovalë te lidhja Wi-Fi, sistem telefonik etj.

Në 7 vite në pronësi, Ronaldo e ka përdorur avionin edhe për biznes pasi e ka lënë në duart e një kompanie për t’ua dhënë me qira futbollistëve apo biznesmenëve të tjerë për një çmim nga 6000 deri në 10.000 Euro në orë. 

Kështu, ai ishte në gjendje të përballonte kostot e mëdha të mirëmbajtjes, si dhe pagesat ër tre kapitenët dhe dy stjuardesa të punësuara. Arsyejapër shitjen e avionit është e thjeshtë. Familjes i duhet një më i madh. Vetëm për familjen dhe dy shoqërueset u duhen nëntë vende.

Nëse duhet të shtojnë ndonjë shef kuzhine, apo familjarë e miq të tjerë, duhet një mjet më të paktën 20 vende.

Tani për tani Cristiano duket se nuk ka gjetur një avion sipas dëshirës së tij, por duke parë kapacitetin e tij ekonomik, kontratat dhe biznesin e tij në Arabi duket vetëm çështje kohe.