Dje (29-janar) në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 03:30 në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë një i mitur nga Tetova në gjendje shumë të rëndë dhe pa shenja dhune. Ku pas ndihmës së ofruar mjekësore, rreth orës 07.00 i mituri ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes së shpejti kanë dalë prokurori publik, ekipi nga SPB Tetovë dhe mjeku ligjorë dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i është dorëzuar familjes.