Shkruar nga Gold Ag:
Faleminderit Zoti im ♥️ E di që nuk mundem e as nuk di të falenderohem sa e meriton Ti o Fuqiplotë, por ti e di që veç Ty të adhuroj dhe veç prej Teje ndihmë e falje kërkoj.Herën e fundit që isha në këtë vend të bekuar në Janar 2020 isha i pa martuar e pa fëmijë, e tash kur erdha nanën e lash me nusen e me dy fëmijë si drita.Veç kjo mirësi e tregon atë që e thash më lart që nuk di të falenderohem sa e meriton.Na bëj rob falenderues dhe na mundëso që ta shijojmë Xhenetin tënd, atë që Ti e ke premtuar për besimtarët.
O Zot mos më ndëshko, për ç’farë thuhet për mua.
Më bëj më të mirë, sesa mendojnë për mua
dhe, më falë për (mëkatet) që nuk i dinë për mua.
Medine 29 Janar 2023