E kapën vajzën trejavëshe me gjithë djep”, rrëfimet nga masakra në Rogovë të Hasit


Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit. Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.

Fatmire Berisha, e mbijetuar e kësaj masakre, ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar.

Derisa tregon përjetimin e saj dhe humbjen e xhaxhait gjatë masakrës, ajo me lot në sy thotë se një nga momentet më te vështira në gjithë jetën e saj ka qenë kur forcat serbe ia morën vajzën trejavëshe për t’ia hedhur nga dritarja.

“Në atë ditë kam qenë në masakër këtu me vajzën tre javëshe. Kemi qenë në gjumë dhe prej aty agja ka shkuar në pazar, i kanë thënë hajde dërgoi ushtarët. I ka marrë, i ka dërguar, e përcollëm agjën në pazar me djemtë, por, nuk kanë shkuar as 20 minuta dhe është kthyer kombi, ne kemi menduar që nuk po mbahet pazari sepse ka qenë si borë, por kur kemi pa një i katundit duke vozit kombin me ushtarë, ne mbetëm të çuditur e ai na tha jemi me ushtarë. Pas 10 minutave, kanë hyrë forcat serbe me agjen, e atë e kishin rreh të ura, ja kishin thyer duart e dhëmbët, e kishin lidhë e ne nuk kemi ditë asgjë më. Ata gjuanin sa kanë mundur, vajzën time trejavëshe në djep e kanë kap me gjithë djep e për dritare me hedh, e nëna ime iu tha ‘mos se është fëmijë’ dhe e lanë. Serbët nuk ndalonin duke thënë ‘veç t’i vrasim të gjithë këtu se është ushtria’, e njëri tha ‘mos bre se ishim të gjithë gra e fëmijë se burrat ishin në Pazar’. Kemi mbetur me atë trishtim e sa herë vjen kjo ditë më duket që ka ndodhë sot”, rrëfen mes lotëve Berisha për KP.

Edhe Zarife Morina, e cila ka humbur tre djemtë dhe burrin në këtë masakër, tregon momentin e fundit që ka pasur me familjarët.

“Unë i kam humbur katër familjarë, burrin me tre djemtë. Është mërzi shumë e madhe. Ditë sikur e sotmja, as nuk ka qenë, as nuk ka me qenë kurrë, veç Zoti ishalla e qet në dritë gjakun e tyre, për tokë të Kosovës kanë rënë, e kanë dhënë shpirtin dhe e dinë për çfarë janë shkuar… E momenti fundit me ta ka qenë shumë i vështirë… Gjatë bisedës së fundit ata kanë thënë, ne të tretë dëshirojmë të shkojmë ushtarë dhe me dhënë jetën për liri, e të fitojmë vendin tonë. Unë thash jeni të rinj e ata insistuan që nuk është asgjë, gjithë jemi për të shpëtuar Kosovën prej serbëve”, tregon Morina.

Në Rogovë të Hasit, 24 vjet më parë,dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj,Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.