Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, gjatë emisionit Click Plus në TV21, kërkoi që të emërohet saktë arsyeja për zgjerimin e Qeverisë me Aleancën për Shqiptarët.
Ai tha se BDI po refuzon të pranojë se problemi me numrat e shumicës në Kuvend vjen si pasojë e përçarjes në radhët e tyre, me veprimet e fundit të “Grupit të Zjarrit”.
Sipas Ibrahimit, as me hyrjen e ASh-së nuk po bëhen numrat për ndryshimet kushtetuese, por vetëm po amortizohet përçarja në BDI.
“Po të ishte çështja e ndryshimeve kushtetuese, ne as që do ta diskutonim çështjen se a e lëshojmë këtë resor apo atë resor”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi potencoi se partia që ka probleme brenda radhëve të veta, duhet të paguaj çmimin e futjes së ASh-së në Qeveri, duke i lëshuar një pjesë të pushtetit.