Lind fëmija 7.5 kg i cili ngjan si 9 muaj!

Një grua nga Brazili solli në jetë një fëmijë me peshë 7.3 kilogramë dhe 59 centimetra të gjatë.

Kleidiana Santos dos Santos solli në këtë botë djalin e saj Angerson me prerje cezariane më 18 janar. Ajo theu rekordin për foshnjën më të madhe në shtetin Amazon të Brazilit dhe humbi për pak rekordin kombëtar prej 8 kg.

Angerson i porsalindur ka nevojë për rroba si një fëmijë 9 muajsh.

Santos ishte duke bërë një konsultë rutinë kur mjekët vunë re se foshnja ishte shumë e madhe për ta mbajtur deri në datën e lindjes.

Angerson aktualisht po mbahet ne inkubaotr, por si ai dhe nëna e tijjanë në gjendje të qëndrueshme.

Madhësia e foshnjes sipas mjekëve, vjen si rezultat i diabetit të nënës së tij.

Foshnja më e madhe që ka lindur në lidnje natyrale ka ardhur në jetë në Itali në vitin 1955 dhe peshonte 10.2 kilogramë.