Në arrestimin e ish-agjentit të FBI-të përmendet kryeministri i Shqipërisë, një politikan kosovar e një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare

Ish-kreu i kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në New York, Charles McGonigal, është arrestuar të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy, mbi të cilin rëndojnë dy akuza.

McGonigal, akuzohet për gjoja se ka punuar me një oligark rus të sanksionuar pasi ai doli në pension dhe akuzën se ka fshehur qindar mijëra dollar të marra nga një ish-punonjës i Inteligjencës Shqiptare, derisa ai ishte një zyrtar i lartë në byro.

Veterani 22-vjeçar i FBI-të, u pensionua më 2018, ndërsa u arrestua teksa kthehej nga një udhëtim ndërkombëtar, shkruan CNN.

Akuzat, të shpallura nga zyrat e avokatëve amerikanë në Distriktin Jugor të New York-ut dhe Washington, DC, shënojnë një rënie dramatike për McGonigal, i cili ka dorëzuar pasaportën e tij dhe aktualisht është i ndaluar çdo udhëtim ndërkombëtar.

Ai u deklarua i pafajshëm nëpërmjet avokatit të tij në një gjyq të hënën pasdite në New York me akuza në lidhje me shkeljen e sanksioneve amerikane, komplot dhe pastrim parash për punën në vitin 2021 me oligarkun rus Oleg Deripaska, i cili u sanksionua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016.

Tutje, CNN shkruan se në Washington, McGonigal, akuzohet për fshehjen e lidhjeve që kishte me një person që ka punuar dekada më parë në një agjenci të inteligjencës shqiptare, duke përfshirë këtu marrjen e 225 mijë dollarëve.

McGonigal, ishte i detyruar që t’i tregonte gjykatës çdo udhëtim brenda apo jashtë vendit, e po ashtu edhe kontaktet me shtetas të huaj, gjë për të cilën, prokurorët pretendojnë se ish-agjenti i FBI-të ka dështuar ta bëjë.

Prokurorët pretendojnë se gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, McGonigal nuk i tregoi formularët qeverisë amerikane se ai u takua me kryeministrin e Shqipërisë (Edi Rama), një politikan kosovar dhe të tjerë, shkruan CNN.

Në një takim, prokurorët pretendojnë se McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin e fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit”. Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare që i pagoi 225 mijë dollarë kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat.

Një pagesë kesh (para në dorë), dyshohet se McGonigal-it, sipas CNN, iu dha derisa ai ishte ulur në një makinë të parkuar jashtë një resotranti në Neë York.