Të enjten Kosova u përfshi nga një mot me reshje të vazhdueshme të shiut, ndërsa si pasojë ka pasur vërshime në disa pjesë të vendit, shembje dheu e gurësh në rrugë dhe shtëpi të përfshira nga uji.
Zonat më të prekura nga vërshimet janë Klina, Skenderaj, Mitrovica, Istogu.
Biznismeni dhe filantropi Lazim Destani ka shprehur gadishmërinë për t’ndihmuar, Destani shkruan: “ Me shqetësim po i ndjek lajmet mbi dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në disa vendbanime në Kosovë. Solidarizimi dhe kontributi im për t’u ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore sigurisht nuk do të mungojë, dhe shpresoj këtë ta bëjnë të gjithë ata që e kanë mundësinë. Uroj bashkërisht ta tejkalojmë sa më parë edhe këtë vështirësi.”