Big Brother bën çift Efin dhe Luizin, dyshja do qëndrojnë bashkë tani e tutje larg banorëve

Efi dhe Luizi u shpallën dyshja fituese e konkursit “The Voice of Big Brother”, çka bëri që për ta të kishte një surprizë. Nga tani e tutje ata do të qëndrojnë bashkë në një dhomë larg banorëve.

Efi dhe Luizi duhet të sillen si çift pasi duhet të kujdesen për një bebe kukull. 

Big Brother ka vendosur që të dy të qëndrojnë në dhomë deri të martën, por nëse vendosin të qëndrojnë më shumë çmimi i madh rritet me 2 mijë euro.

Atyre u ndalohet komunikimi me banorët e tjerë.