Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka takuar sot kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, mëson TV21.
Takimi është mbajtur në Gostivar, ndërsa e kanë konfirmuar edhe nga kabineti i Taravarit. Nga atje kanë zbuluar se është biseduar për zhvillimet politike në vend, ndryshimet kushtetuese, perspektivën evropiane e vendit dhe mundësinë e zgjerimit të shumicës parlamentare.
Dy liderët kanë konstatuar se këto janë momente të rëndësishme për vendin dhe qytetarët, ndërsa ndryshimet kushtetuese dhe hapja e bisedimeve me BE-në janë prioritet strategjik, që do ndikojnë edhe në rrjedhën e zhvillimeve të tjera në vend dhe rajon, u shprehën nga kabineti i Taravarit.