Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se një person i dyshuar ka braktisur fëmijën e tij, në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 16:00, në Prishtinë dhe rasti në Polici është iniciuar “Keqtrajtim ose braktisje e fëmijës”.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj vik*times mashkull kosovar. Vi*ktima me vendim të prokurorit dhe rekomandim të QPS-së është dërguar në strehimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu, bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.