Florim Isufi nga Ferizaj tashmë ka marrë miliona pëlqime në rrjete sociale me videot në të cilat tregon punën e tij. Ai në to nuk ka treguar asnjëherë fytyrën, por vetëm punën që bën.
Ani pse u largua nga Kosova për një jetë më të mirë, Florimi këtë e sheh si vendimin më të vështirë që ka marrë ndonjëherë.
Edhe pse është në vend të huaj, 34-vjeçari thotë se shqiptarët janë më punëtorë se gjermanët.