Visar Ganiu shpreh ngushëllime për vdekjen e drejtorit të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri!
Gabiu: Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për vdekjen e mikut tim, drejtorit të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri.
Faruku do të mbahet mend për punën e tij të palodhshme dhe kontributin e pamasë që dha për zhvillimin e arsimit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, nxënësve!
Prehu në paqe Faruk, do të na mungosh të gjithëve pa masë!