Ali Ahmeti: Unë jam sokol e jo sorrë


Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti në takimin e së dielës me banorët e Gostivarit në kuadër të takimeve me bazën partiake me moton “Bashkë për Europë”, ka folur edhe për aktualitetin në vend, si dhe zhvillimet brenda për brenda partisë.

Duke folur për pakënaqësitë e shfaqur nga një grup bashkëpartiakësh të Ali Ahmetit, ai tha se kërkesat dhe ankesat e tyre janë të pa bazuara dhe se i vjen keq për atë se si po veprojnë ato.

“Dhjetë vjet kanë kërkuar që ta heq Musa Xhaferin por nuk kam hequr se ka qenë vullnet i shumicës, Abdylaqimin me insistim kërkoni ta heq por nuk e kam heq, ka qenë vullnet i shumicës, tani janë çuar peshë hiqe Artan Grubin, po nuk e heq se është vullnet i shumicës. Ka vendos këshilli i përgjithshëm. Dëgjojë se thonë se është vendos në mënyrë arbitrare, jo ka votuar këshilli i përgjithshëm, pse s’ka votuar një njeri në këshillin e përgjithshëm nuk do të thotë se Artani nuk e ka legjitimitetin. Unë kam luftuar edhe për mendim ndryshe, por jo edhe tu kujtohet dy tre vetave të ndryshohet situata. Nuk rri unë nëse nuk më respekton ushtria, o i dalë ballë, o jo. O rri sokol, por jo sorrë, dhe unë më mirë kam zgjedh të rri sokol sesa gjithë jetën sorrë”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai potencoi se BDI është aset kombëtar.

“BDI ka histori të thellë dhe duhet ta respektojnë jo vetëm anëtarët e vet, por edhe anëtarët e partive të tjera, sepse është vet historia”, nënvizoi ai.