Sonte pritej diçka më shumë duke parë situatën e krijuar nga gënjeshtra e Luiz Ejllit. Priteshin ndoshta dinamika më të forta por produksioni paska vendosur të “sheshojë” situatën.
Gënjeshtra e Luizit po “normalizohet”, po quhet si normale, atij iu tha mundësia të kërkojë sërish falje, sidomos Kiarës që e ka shumë merak dhe duket se e përdori për gënjeshtrën e vet.
Duket qartë që Luizi dhe produksioni janë në të njëjtën linjë, po sheshojnë situatën për të vazhduar dinamikat brenda shtëpisë.
Le të hidhemi te veshja e prezantueses, Arbanës. Një ngjyrë rozë fantastike por mëngët…çne aq të gjata…
Një kostum klasiko-sportiv, që Arbanës i shkon shumë por duket sikur e ka marrë pak si borxh me ato mëngë pa mbarim…apo kështu është moda?
Spektakli lë për të dëshiruar (dhe kuptohet)… prandaj gjëja më e bukur për tu marrë sonte në këtë Prime, është Veshja e Arbanës.